Futboll

Kombëtarja e Shqipërisë kërkon fitoren e radhës sonte

Shqipëria do të luajë sot takimin e radhës ndaj San Marinos, në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:45. Kombëtarja e Shqipërisë vjen pas një paraqitje fantastike ndaj Hungarisë, atje ku mori tri pikë me shumë vlerë.

Në këtë fushatë eliminatore të Botërorit “KATAR 2022”, kuqezinjtë kanë fituar 3 dhe kanë humbur 2 takime.

Ndërsa San Marino ka pësuar 5 humbje. Shqipëria ka shënuar 5 gola, San Marino 1, ndërsa Kombëtarja shqiptare ka pranuar 6 dhe San Marino 19.

Momentalisht, Shqipëria renditet në pozitën e tretë me 9 pikë, kurse San Martono në pozitën e fundit.