Futboll
Kosovë-Spanjë, synohet fitorja në stadiumin “Fadil Vokrri”
Sonte luhet ndeshja Kosovë – Spanjë, ja formacioni i mundshëm i “Dardanëve”
Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën kualifikuese për Kupën e Botës.“Dardanët” do të përballen sonte me kombëtaren e Spanjës.
‘Furia e kuqe’ do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku para vetes ka një kombëtare që po kalon në formë të mirë brenda grupit.
Kombëtarja e Kosovës ka arritur 4 pikë në dy ndeshjet e fundit, pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit ndaj Geqisë.
Të dy kampet janë deklaruara të përgatitura para kësa ndeshjeje, me futbollistët tanë që hyjnë për hakmarrje pas humbjes në ndeshjen e parë në Sevilla.
Ndeshja zhvillohet në orën 20:45, atje ku shpresat e të gjithëve janë për një rezultat pozitiv të kombëtares tonë.
Lojtarët si Lirim Kastrati dhe Besar Halimi do të mungojnë shkaku i lëndimeve, derisa Visar Bekaj mungon shkaku që doli pozitiv me COVID-19.
Ndërsa, dje përzgjedhësi Bernard Challandes e konfirmoi se do të luajnë defensivë, duke theksuar se Spanja nuk lejon posedimin e topit ngase bëjnë presion të madh.
Duke marrë parasysh deklaratën e teknikut zviceran, Kosova mund të luajë me sistemin e formacionit (3-5-2), ngase kur Spanja sulmon, atëherë mbrojtësit e krahut kthehen duke e kthyer formacionin në (5-3-2) dhe do të provojnë befasinë përmes ndonjë kundëraksioni.
Yjet si Elbasan Rashani dhe Valon Berisha kanë pësuar lëndime në dy takimet paraprake, andaj pritet të nisin nga stoli, me Zymer Bytyqin dhe Florian Loshaj që do jenë nga minuta e parë.
Debutimin qysh nga minuta e parë do ta këtë edhe Astrit Selmani që do të provojë të bashkëpunojë me Vedat Muriqin në qendrën e sulmit.
E-Diaspora
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën “Kudo që të shkoni, shtëpia juaj vjen nga Kosova” – Një slogan që po pushton Evropën...
-
Gjermania e Zvicra prijnë me numrin e të regjistruarve për votim nga diaspora
-
Një neurokirurg akademik shqiptar, në mes të Kolorados dhe Bazelit
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
Jeta në Zvicër
-
Berset kritikohet nga opozita gjeorgjiane për “mbështetje të regjimit” Berset thotë se ai ka folur edhe me përfaqësuesit e opozitës dhe shoqërisë civile për demokracinë...
-
Zvicër: Fishekzjarret prodhojnë deri në 400 tonë pluhur të imët
-
Ekonomia zvicerane shënon rënie
-
Nazmi Mehmetaj, një histori suksesi që lidh Kosovën dhe Zvicrën
-
Zvicra do të kryesojë OSBE-në në vitin 2026