Lajme

Albert Hazma, fitues i shumë çmimeve gastronomike

Albert Hazma është shefi shqiptar që jeton dhe ushtron profesionin e tij në Kretë, Greqi, transmeton albinfo.ch.

Theksohet se ai është një profesionist mjaft i talentuar dhe fitues i shumë çmimeve gastronomike, si “Toques d’ Or 2019” për Kuzhinë Moderne Mesdhetare në Restorantin “Dionysos” ku dhe ai punon.

Po ashtu, Hazma me disa shefa shqiptarë ishte më 29 gusht 2021 në Tiranë, pjesë e eventit më të madh të kulinarisë botërore “Gelinaz”.

Për herë të parë në këtë organizim ishte edhe Shqipëria, e cila u përfaqësua nga 4 profesionistë vendas dhe ndërkombëtarë. /Albinfo.ch