Kosova
Motive nga fshati: Rugova “zhytet” në ngjyrat e bukura vjeshtore
Vjeshta në Rugovë
Vjeshta është sezon frymëzues, është stina ku natyra bie në gjumë dhe na dhuron ngjyra të bukura, për ta parë dhe shijuar këtë kohë të veçantë viti, shkruan albinfo.ch.
E për të shijuar më shumë natyrën vjeshtore, nuk ka se si mos të jenë Bjeshkët e Rugovës. ku mund të përjetoni përvoja të paharrueshme mes ajrit të pastër karshi natyrës magjepse të zhytura me ngjyrat vjeshtore. Sidomos në këtë kohë pandemie, ku njerëzit këtë sezon mund të organizojnë shëtitje të tilla natyrore që nuk do të harrohen kurrë dhe do të mbeten gjatë në kujtesen tuaj.
Vlen të theksohet se Rugova është një rajon malor që ndodhet në veri-perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është rajoni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna dhe është e njohur edhe si Alpet Shqiptare. Më 2013 ajo u shpall si Park Kombëtar.
Albinfo.ch kësaj radhe do të ndalet tek motivet nga fshati. Velja e kashtave në stinën e vjeshtës, sigurim i ushqimit për kafshët gjatë dimrit është ideale në këtë stinë.
Fshatarët e këtij vendi kujdesen gjatë këtij sezoni të bëjnë rezervat e ushqimit për kafshë gjatë sezonit të dimrit.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj



















