Kosova
Sërish kolona të gjata të automjeteve për të dalë nga Kosova
Tashmë dihet se për të hyrë në Kosovë çdo qytetar duhet të ketë certifikatë që është vaksinuar ose test PCR negativ për coronavirus, përcjell albinfo.ch.
E ky vendim ka bërë që sërish në pikat kufitare të kthehen kolonat e automjeteve.
Kolona të gjata në orët e mëngjesit të sotëm raportohen në dalje të pikës kufitare në Vërmicë, Dheu i Bardhë dhe Merdar.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, deri në orën 06:00 kolonat në dalje të këtyre tri pikave kufitare ishin nga 50 deri në 300 metra, kurse në hyrje nuk ka pasur kolona.
Pritjet kanë qenë nga 10 deri në 30 minuta.
Kujtojmë se të gjithë qytetarët që duan të hyjnë në territorin e Kosovës, qoftë nga Shqipëria, por edhe vendet e tjera iu duhet dëshmia e vaksinimit ose testi RT-PCR, i kryer jo më larg se në 72 orët e fundit.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?