Të tjera
Austria e Serbia dakordohen për ndalimin e hyrjes së afganëve në Evropë
Udhëheqësit e Austrisë dhe Serbisë janë takuar për të diskutuar ndalimin e refugjatëve afganë të hyjnë në Evropë
Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se janë fqinjët e Afganistanit ata që duhet të pranojnë refugjatët.
Ai shtoi se “kjo është arsyeja pse ne jemi në kontakt me vendet e rajonit”.
Kurz prej kohësh ka pasur një qasje të ashpër ndaj çështjeve të migrimit. Ai kohët e fundit tha se Austria nuk do të pranonte asnjë emigrant nga Afganistani, sepse vendi i tij kishte marrë një numër të lartë që nga viti 2015, kur rreth 1 milion njerëz hynë në Evropë nga Lindja e Mesme, Afrika ose Azia, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Deklaratat e tij u bënë gjatë një vizite në Beograd, ku takoi kryeministrin serb, Aleksandër Vuçiç.
Vuçiç tha se Serbia kishte marrë një kërkesë për të akomoduar 150 gra dhe vajza nga një klub futbolli dhe se qeveria e tij do ta lejonte këtë gjë.
Mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme, Afrika dhe Azia janë bllokuar në Serbi dhe vendet fqinje që shtrihen në të ashtuquajturën rrugë migrimi ballkanik drejt Evropës Perëndimore.
Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të ndihmojë Afganistanin pasi talebanët pushtuan vendin.
Shqipëria është zotuar të pranojë rreth 4 mijë refugjatë afganë, nga të cilët deri më tani kanë mbërritur mbi 600, ndërkohë që qeveria e Kosovës ka premtuar se do të strehojë 1 mijë shtetas afganë për 1 vit.
E-Diaspora
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit “Aktion Vierviertel” ("Katër të katërtat) ka dorëzuar sot në Bernë “Nismën për Demokracinë”, në krye të...
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
-
Aksident i rëndë në punë, humb jetën 41-vjeçari shqiptar në Itali
-
Pajtim Statovci fiton çmimin prestigjioz “Finlandia” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha Zvicra mbetet, deri tani, kampionia evropiane e udhëtimit me tren. Si për nga numri i udhëtimeve...
-
Bernë: Dorëzohet për votim nisma që kërkon lehtësim të natyralizimit
-
Gjykata Federale: Personat mbipeshë tani mund të marrin pension IV
-
Priten reshje të dendura bore në Zvicër: Këto rrugë tashmë janë mbyllur
-
Zviceranët do të votojnë për natyralizim më të lehtë