Kuriozitete
WhatsApp gjobitet me 200 mijë euro
Autoriteti i Turqisë për mbrojtjen e të dhënave ka gjobitur WhatsApp me rreth 200 mijë euro për shkelje të rregullave të privatësisë

Autoriteti i Turqisë për mbrojtjen e të dhënave ka gjobitur WhatsApp me rreth 200 mijë euro për shkelje të rregullave të privatësisë.
Platforma e mesazheve në pronësi të Facebook nuk kishte “deklaruar qartë” se si do t’i përpunonte të dhënat e përdoruesve të saj dhe për çfarë qëllimi.
WhatsApp duhet të marrë “masat e nevojshme për të shmangur përpunimin e të dhënave personale në kundërshtim me ligjin”, tha Autoriteti Turk i Mbrojtjes së të Dhënave Personale (KVKK).
KVKK njoftoi se kishte gjobitur WhatsApp 1.950.000 lira turke (197 mijë euro) dhe urdhëroi aplikacionin të përshtasë politikën e tij të privatësisë në përputhje me ligjet e Turqisë, transmeton Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Masa ndëshkimore vjen vetëm një ditë pasi WhatsApp u gjobit me 225 milionë euro nga mbikëqyrësi i privatësisë së të dhënave të Irlandës për shkeljen e rregullave të rrepta të BE-së.
Facebook gjithashtu është gjobitur nga autoritetet ruse për mosruajtjen e të dhënave të përdoruesve të WhatsApp në serverët lokalë.
WhatsApp u sulmua në janar pasi kërkoi nga përdoruesit e saj të lejonin që aplikacioni të ndante më shumë të dhëna me Facebook.
Disa institucione turke njoftuan se kishin filluar të përdorin BiP për të komunikuar me gazetarët. Aplikacionet rivale të mesazheve Signal dhe Telegram kanë parë gjithashtu një rritje të papritur të kërkesës në Turqi.
Kreu i Zyrës së Transformimit Dixhital të Turqisë ka thënë se aplikacionet e huaja paraqesin rreziqe serioze të sigurisë për Ankaranë.
E-Diaspora
-
Vetëdorëzohet kosovari, i dyshuar për vrasjen e partneres, nënë e tre fëmijëve Pas vdekjes së dhunshme të një gruaje 32-vjeçare në Oberhausen, është arrestuar partneri i saj 47-vjeçar...
-
Tragjike në Austri: Ndërron jetë në aksident i riu nga Kosova
-
Granit Maqedonci, shqiptari që po shkëlqen si gjyqtar në elitën e futbollit suedez
-
Shërbimet Konsullore në Ambasadën e Kosovës në Austri vetëm me termin nga 21 prilli
-
Nexhat Maloku nderohet për përkushtimin 32-vjeçar në mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Halime Memishi emërohet zv/drejtoreshë e FRZ – Një lidere e re për të ardhmen e rajonit të Aeroportit të Cyrihut Rajoni i Aeroportit të Cyrihut (Flughafenregion Zürich – FRZ), një nga rrjetet më dinamike të zhvillimit...
-
Frangu me rekord ndaj dollarit amerikan
-
Bazel prezanton qilimin më të gjatë në historinë e Eurovisionit
-
Pse çmimet e aparateve dëgjimore mbeten kaq të larta në Zvicër?
-
Ku shkon paraja e sigurimeve shtesë në Zvicër?