Kosova
Presidentja Osmani: Investimet nga diaspora të trajtohen me përparësi
Znj. Osmani fton bashkatdhetarët për të votuar në zgjedhjet lokale. "Mërgimtarët gëzojnë të drejta të plota si secili qytetar tjetër i Kosovës"
“Në Forumin Ekonomik SEF të mbajtur në Interlaken morën pjesë rreth 1500 biznese me renome zvicerane dhe nga rajoni. Aty kam mbajtur fjalimin kryesor para pjesëmarrësve nga bizneset, politika dhe fusha të ndryshme”, e fillon fjalën e saj në intervistën ekskluzive për albinfo.ch presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani-Sadriu.
“Kam paraqitur argumentet për potencialin dhe sfidat që ka Kosova për një të ardhme të ndritshme, me ç`rast kam ftuar bizneset e pranishme që të investojnë në Kosovë, duke cekur specifikat e favorshme që ofron Kosova”.
Osmani-Sadriu thekson me këtë rast se ka qenë presidentja e vetme nga të ftuarit dhe se ka mundur të konstatojë një interesim të jashtëzakonshëm për Kosovën nga bizneset e pranishme.
“Ne duhet të punojmë që t`u garantojmë siguri për investimet e tyre si dhe të krijojmë mundësi që edhe bizneset kosovare të ndërtojnë relacione me bizneset jashtë shtetit. Po ashtu duhet të jepen mundësi investimi për diasporën, duke filluar me eliminimin e barrierave burokratike, rregullimin e të drejtave pronësore si dhe të ligji për investime strategjike duhet të ndryshohet, në mënyrë që diasporës t`i jepet përparësi, e jo të trajtohen si të tjerët. Shembull është Izraeli, ku investimi i mërgatës është zhvilluar përtej remitencave.
Më tutje, presidentja ka folur lidhur me temën më aktuale të ditëve të fundit, përhapjen e koronavirusit, gjegjësisht akuzat dhe kundërakuzat lidhur me “fajësinë” për përhapjen e pandemisë në Zvicër dhe në Kosovë. Sipas presidentes, virusi, për fat të keq, është i pranishëm dhe agresiv në të gjitha vendet, por në Kosovë, për shkak të vaksinave të pamjaftueshme, ai shkakton dëme më të mëdha, duke marrë edhe jetë njerëzish.
Për këtë arsye, presidentja Osmani-Sadriu ka përsëritur apelin drejtuar bashkatdhetarëve tanë në Zvicër dhe popullatës në Kosovë për t`u vaksinuar, sepse sipas saj, nga virusi jemi të rrezikuar të gjithë dhe se ai nuk njeh nacionalitete.
Masat janë liruar duke u bazuar në uljen e ndjeshme që kane pasur rastet e infektimeve, jo vetëm në Kosove, po edhe në rajon dhe gjetiu, ka shtuar ajo
Duke pasur parasysh të arriturat e mërgatës shqiptare në botë në fusha të ndryshme, Presidentja Osmani bën thirrje për atë që njihet si kthim i trurit, ku të rinjtë kosovarë do të mund të përfitonin shumë bazuar në përvojat ndërkombëtare të bashkatdhetarëve nëpër botë. Këtë ajo e ilustron edhe me faktin që shumë të rinj tashmë janë inkuadruar dhe po ndihmojnë në ndërtimin e institucioneve të reja kosovare.
Pasi që jemi një muaj e gjysmë nga zgjedhjet lokale, znj. Osmani, duke bërë thirrje për kujdes në këtë kohë pandemie, fton bashkatdhetarët për të votuar, e që, sipas saj, duhet injoruar zërat se mërgata nuk duhet të votojë, sepse ata gëzojnë të drejta të plota si secili qytetar tjetër i Kosovës, që të ushtrojnë të drejtat e veta të përcaktuara me ligj.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












