Lajme
Përfundon beteja ligjore BE-AstraZeneca për vonesat me vaksinat
Bashkimi Europian ka përfunduar mosmarrëveshjet e saj ligjore me AstraZeneca, duke njoftuar sigurimin e shpërndarjes së dozave të mbetura të vaksinës në vendet e BE-së.
Këtë javë BE arriti pragun prej 70% të vaksinimit të plotë të popullsisë së rritur, por Komisionerja e Shëndetësisë, Stella Kyriakides, tha se “ka dallime të konsiderueshme në normat e vaksinimit midis shteteve tona anëtare”, duke shtuar se “disponueshmëria e vazhdueshme e vaksinave, përfshirë ato të AstraZeneca, mbetet vendimtare”.
AstraZeneca u zotua të japë një total prej 300 milionë doza deri në mars 2022.
Në prill, BE filloi veprimet ligjore kundër AstraZeneca për shkeljen e pretenduar të kontratës në lidhje me shpërndarjen e vaksinës së saj kundër koronavirusit.
AstraZeneca ishte angazhuar të furnizonte 180 milionë doza në BE në tremujorin e dytë0 2021, por u përball me vonesa të shumta në dërgesat.
Vaksina ishte një pjesë kryesore e planit të vaksinimit të bllokut. Ajo është më e lirë dhe më e lehtë për t’u përdorur sesa Pfizer dhe Moderna. Gjithashtu është miratuar për përdorim në mbi 50 vende./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit