Kosova
Kosova, e treta në botë për numrin më të lartë të të infektuarve për 1 mln banorë
Në matjet e fundit, Kosova po regjistron një rritje drastike të numrit të të infektuarve me koronavirus. Shifrat reflektohen edhe në statistikat e Our World in Data, në të cilat vendi fqinj radhitet i treti në botë për numrin e të infektuarve për një milion banorë, përcjell albinfo.ch.
Referuar të dhënave që janë pasqyruar më 1 shtator, Kosova numëron 980 raste pozitive për një milion banorë. Kosova pasohet nga Gjeorgjia (976) dhe Mali i Zi (909). Ndërsa, vendin e parë si shteti më i prekur nga koronavirusi e mban Izraeli, edhe pse është një nga vendet me ritmet më të larta të vaksinimit në botë.
Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar 1,612 raste me koronavirus nga 13,953 testime të kryera. Po ashtu, si pasojë e sëmundjes e humbën jetën edhe 32 qytetarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër nis përgatitjet për zgjedhjen e kryesisë së re në janar 2025 Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare po hyn në një fazë të rëndësishme të organizimit të...
-
Sot i jepet lamtumira e fundit mërgimtarit që vdiq në aksident
-
PEN Qendra e Austrisë bën bashkë shkrimtarët nga Ballkani
-
Konsulli Berisha bën bashkë komunitetet fetare dhe klerikët shqiptarë në Zvicër
-
Pas Zvicrës, Hamza do të mbajë takime me mërgimtarët në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gjërat kryesore që duhet të keni parasysh kur krahasoni tarifat e sigurimit shëndetësor zviceran Nëse po përpiqeni të gjeni çmime më të lira për vitin 2025, mund të shfletoni të...
-
SBB dëshiron të ridizajnojë vagonët e saj për të përmbushur më mirë nevojat e pasagjerëve
-
Çfarë pritet të ndodhë në Zvicër në vitin 2025?
-
Shpenzimet zvicerane për kujdesin shëndetësor – ‘mbi 100 miliardë dollarë’
-
Në Zvicrën gjermanishtfolëse ka mungesë “babadimrash”