Kosova

Kosova merr tri pikët e para në kualifikueset për Kampionat Botëror

Kombëtarja e Kosovës ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme si mysafir ndaj Gjeorgjisë me rezultat 1-0, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Pas disa tentimeve për kombinime të mira afër zonës, nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli.

Derisa po zhvillohej minuta e 19-të, pas një aksioni të zgjatur djelmoshat kosovarë gjetën rrugën për të kaluar në epërsi.

Nisi me një harkim në zonë nga Valon Berisha i cili gjeti Vedat Muriqin që godet me kokë, por topi devijohet nga Davit Khocholava për 1-0.

Kosova shënoi edhe golin e dytë në minutën e 85-të me Rashanin, por që u anulua për pozitë jashtë loje pasi u rishikua nga VAR.