Lajme

Jahti i parë nga Lamborghini

Jahti Lamborghini ka lundruar nëpër Mesdhe

Bëhet e ditur se jahti më i madh dhe më luksoz nga Lamborghini ka lundruar nëpër Mesdhe. Bëhet fjalë për jahtin e prodhuar nga Tecnomar që u angazhua nga zyrtarë të Lamborghini, përcjell albinfo.ch.

Thuhet se ky jaht ka ngjashmëri të madhe me veturën e kësaj marke. Sian FKP 37 apo ndryshe e njohur si Terzo Millennio, është një jaht luksoz, brenda të cilit nuk mungon pothuajse asgjë.

Vështirë është të mbahen në mend të gjitha karakteristikat e këtij jahti, duke filluar nga panelet transparente solare në kulm e deri të kabina e shoferit e dhomat e gjumit me një dizajn modern sikurse e ka edhe vetura Lamborghini.

Këtë jaht e vënë në lëvizje dy motorë V12 me fuqi të kombinuar që prodhojnë 4.000 kuaj-fuqi. Kjo e bën që ajo të lëvizë me shpejtësi prej 111 kilometra në orë.

Megjithatë ende nuk është zbuluar çmimi, por tashmë shumë persona që i kanë xhepat e thellë kanë shprehur interesim për jahtin e Lamborghini-t.