Lajme
‘Delta’ rrit rrezikun e shtrimit në spital
Hulumtuesit britanikë kanë zbuluar se rreziku i shtrimit në spital është më i lartë me variantin Delta të COVID-19, sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore “The Lancet”.
Ky hulumtimi i ri, i përqendruar kryesisht te personat e pavaksinuar ose pjesërisht të vaksinuar, tregoi se norma e shtrimeve në spital në rastin e variantit Delta të COVID-19 është më i lartë, në krahasim me variantin Alfa, transmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
Në kuadër të studimit, shkencëtarët britanikë kryen ekzaminime mbi 43 338 raste të vërejtura në BM gjatë periudhës 29 mars – 23 maj.
Sipas studimit, 74 për qind të rasteve e përbënin të pavaksinuarit, 24 për qind të vaksinuarit me një dozë dhe rreth 2 për qind të vaksinuarit plotësisht.
Studiuesit treguan se 1 nga 50 persona, që kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID-19, janë shtruar në spital brenda 14 ditëve.
Nga ana tjetër, sipas vlerësimeve të varianteve me të cilat ishin prekur pacientët, studiuesit vunë në dukje se shtrimi në spital për shkak të variantit Delta është dy herë më i lartë në krahasim me variantin Alfa.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit