Kosova
Kush ishte Kolë Berisha
I burgosuri në burgjet serbe dhe kryetari i dytë i Parlamentit të Kosovës, Kolë Berisha, vdiq në moshën 73-vjeçare
“Mas një semundje të randë e kahemotshme, i mesuem mos m’u dorëzu, sot baba pranoj burrnisht me iu dorëzue Hyjit në jetën e pasosun”, janë këto fjalët e para të Visar Berishës, në njoftimin për vdekjen e babait, shkruajnë mediat në Prishtinë.
Emri i Kolë Berishës lidhet me procese të rëndësishme të politikës kosovare ndër vite, përcjell albinfo.ch.
Kush ishte Kolë Berisha, çfarë shkruan në biografinë e tij?
Kolë Berisha ishte politikan dhe kryetari i dytë i Parlamentit të Kosovës. U lind më 26 tetor 1947 në fshatin Dobërdol të komunës së Klinës. Shkollën fillore e kreu në fshatin Ujmirë. Pas kryerjes së shkollës normale në Gjakovë, dy vjet punoi mësues në Ujmirë dhe Gllarevë të Klinës, kurse nga tetë marsi i vitit 1973 punoi si sekretar i gjimnazit “Luigj Gurakuqi” në Klinë. Ka të kryer edhe Fakultetin Juridik në Prishtinë.
Më 28 mars të vitit 1989 arrestohet dhe dërgohet në burgjet serbe në Leskovc, Beograd dhe në Pejë. Pas tre muajve lirohet, por përjashtohet nga puna.
Me themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berisha u anëtarësua dhe për dy mandate me radhë ishte anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Klinë dhe kryetar i Komisionit për Pajtimin e Familjeve të Hasmëruara. Më pas ishte edhe nënkryetar në LDK, derisa dha dorëheqje në vitin 2010, për siç kishte thënë, për shkaqe personale dhe për t’u hapur rrugë forcave të reja. Në karrierën e tij politike veçohet edhe puna e tij me ish-presidentin Ibrahim Rugova. Berisha ishte këshilltar i Rugovës.
Pas luftës shërbeu edhe si anëtar i Këshillit Transitor të Kosovës dhe anëtar i Forumit Politik të Kosovës të formuar nga PSSP Søren Jessen-Petersen. Ishte anëtar i Grupit Politik Strategjik për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.
Po ashtu ishte deputet i disa legjislaturave të Kuvendit të Kosovës.
Kolë Berisha kishte shkruar edhe prozë e poezi. Varrimi i tij do të bëhet gjatë ditës së nesërme, ndërsa të pame nuk do të ketë për shkak të situatës me pandeminë. (sinjali)
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore kushtuar rrënjëve të qytetërimit tonë Kjo ngjarje e veçantë kulturore u kushtohej figurave madhore Shën Jeronimit dhe Shën Nënë Terezës, dy...
-
Rama nga Londra godet opozitën: Nxitën akte antishqiptare në tokë të huaj
-
Rama takohet me diasporën në Londër, pritet me protesta nga opozita
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Pasditen e së dielës pritet të rikthehen në qarkullim trenat në Gjenevë Stacioni i trenit Cornavin në Gjenevë është i mbyllur deri të dielën në orën 15:00 për...
-
Për njëzet vjet, Google ka ndihmuar në transformimin e Cyrihut
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?