Lajme

Sebastian Kurz rizgjidhet kryetar i Partisë Popullore të Austrisë (ÖVP)

Ai këtë garë e fitoi me një rezultat sensacional prej 99.4 për qind

Sebastian Kurz është rizgjedhur edhe për katër vjeëet e ardhshme në krye të Partisë Popullore Konservatore të Austrisë. Rizgjedhja e Kurz-it është bërë në kongresin e 39-të, të mbajtur më 28 gusht 2021 në Sant Pölten. Ai këtë garë e fitoi me një rezultat sensacional prej 99.4 për qind, shkruan ots.at, transmeton albinfo.at.

“Konventa e sotme e partisë federale ka treguar në mënyrë mbresëlënëse se sa e madhe është lidhja brenda Partisë Popullore. Është një nder për mua të vazhdoj të drejtoj Partinë Popullore dhe jam i kënaqur me besimin dërrmues të delegatëve me të cilët do të vazhdoj në rrugën që kam zgjedhur. Në vjeshtë tashmë do të vazhdojmë me forcë të re në trajtimin e çështjeve vërtet të rëndësishme për vendin tonë”, tha Kancelari dhe Kryetari i Partisë Federale, Sebastian Kurz, duke falënderuar të gjithë delegatët për rezultatin e madh të zgjedhjeve.

Kancelari Sebastian Kurz për herë të parë si drejtues i Partisë Popullore u zjodh më 14 maj 2017.

Kurz, i cili sapo mbushi 35 vjeç, deri më tani ka fituar dy palë zgjedhje parlamentare.

Qëndrimi i ÖVP-së për migracionin dhe refuzimi i tij për të pranuar refugjatë afganë ka çuar në rritjen e tensioneve me Partinë e Gjelbër, me të cilët bashkëqeverisin shtetin austriak.

Në konventën e ÖVP-së, e pranishme ishte edhe anëtarja e kësaj partie, shqiptarja Drita Cacaj, e cila me anë të një postimi në Facebook ka uruar rizgjedhjen e Sebastian Kurz, si kryetar i ÖVP-së.