Kosova

Për 5 muaj mërgimtarët dërguan 446.8 milionë euro

Vlera e remitencave për periudhën janar-maj 2021 është 446.8 milionë euro, e cila është më e lartë për 95.2 milionë euro se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, ku vlera e remitencave ishte 351.6 milionë euro.

Këto të dhëna i ka bërë publike për mediat kosovare zëdhënësi i Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), Kushtrim Ahmeti, përcjell albinfo,.ch.

Ahmeti tregon se vendet prej nga më së shumti janë dërguar remitencat prijnë shtetet gjermanofolëse (Gjermani, Zvicër, Austri), të përcjella nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

Duke pasur parasysh fluksin e lartё tё diasporës gjatë tremujorit të tretë të vitit, Ahmeti thotë se mbështetur në të dhëna të tjera të tërthorta, BQK pret qё eksporti i shërbimeve tё udhëtimit kryesisht shpenzime tё diasporёs nё Kosovё tё shënojnë rritje vjetore prej 98.2 pёr qind në vitin 2021, ndërsa rritja e remitencave pritet tё jetё rreth 16.0 pёr qind.