Lajme
Dërgesat me robotë janë e ardhmja e postës
Rritje enorme e dërgesave nëpërmjet robotëve në nivel global
Gjiganti i teknologjisë kineze dhe platforma e blerjeve online Alibaba po vë në punë 1,000 robotë autonomë për të bërë dërgesa në gjithë Kinën gjatë gjithë vitit të ardhshëm.
Në një postim kompania u shpreh se robotët ishin një mënyrë “e shpejtë, e besueshme dhe relativisht e lirë” për të përballuar kërkesën e lartë të dërgesave me postë në Kinë, tregun më të madh botëror të blerjeve online.
Robotët e quajtur ‘Xiaomanlv’ apo ‘gomarët e vegjël’ mund të dërgojnë rreth 50 pako në të njëjtën kohë dhe rreth 500 kuti në një ditë, duke përshkuar 100 kilometra në një karikim të vetëm, u shpreh kompania.
Alibaba gjithashtu u shpreh se robotët mund të tejkalonin ‘problemin’ e dërgesave me vonesë, duke qenë se atyre nuk u duhet të ngecin në trafik apo të ngatërrojnë rrugën.
Gjatë një tjetër postimi, një punonjës i kompanisë u shpreh se robotët do t’i mbaronin dërgesat e tyre pa iu dashur të “ndalojnë për një pushim apo për të pirë një cigare”.
Të dhëna nga shërbimet postare në Kinë tregojnë se numri i dërgesave që nisen me postë në këtë shtet është 9-fishuar gjatë 8 vjetëve të fundit.
Në vitin 2013, kishte 9.2 miliardë dërgesa në Kinë, ndërsa në vitin 2020 ky numër ka shkuar në 83.4 miliardë.
Dhe Kina nuk është vendi i vetëm. Pas pandemisë së COVID-19, që i detyroi njerëzit të qëndronin në shtëpi për një kohë shumë të gjatë vitin e kaluar, 13 vendet më të pasura në botë dërguan mbi 100 miliardë dërgesa të vogla mes njëri-tjetrit.
E-Diaspora
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit Valdete Hoti dhe Shoqata “Parandalo”, të cilën ajo e drejton, dëshmojnë se edhe një iniciativë e...
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
-
Personalitetet Shqiptare të vitit 2024, në numrin më të ri të revistës albinfo.ch
Jeta në Zvicër
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë Zvicra shënon një shkallë të ulët papunësie dhe një rritje shumë të ulët të çmimeve. Kjo...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
Gjeneva aktivizon planin e saj të akomodimit emergjent
-
Reshjet e fundit të borës nxisin fluksin turistik në Zvicër
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës