Muzikë
Certifikata Covid, kusht për pjesëmarrje në festivalin më të madh shqiptar në Cyrih
Me mbi 20,000 vizitorë, alba Festival është festivali më i madh nën qiell të hapur, me yje ndërkombëtarë nga Hip-hopi i Kosovës dhe Shqipërisë
Me 4 dhe 5 shtator, do të zhvillohet për herë të dytë “Alba Fetival“, i cili do të sjellë në stadiumin Hardturm në Cyrih, disa nga yjet më të mëdhenj të skenës muzikore të Kosovës dhe Shqipërisë, kështu bënë të ditur organizatorët javë më parë për albinfo.ch.
Me mbi 20,000 vizitorë, alba Festival është festivali më i madh nën qiell të hapur, me yje ndërkombëtarë nga Hip-hopi i Kosovës dhe Shqipërisë, nga R’n’B dhe skena e muzikës pop në Zvicër dhe Evropë.
Por ajo që tani kanë bërë të ditur nga “Alba Festival” është se për pjesëmarrje në këtë festival nevojitet një Certifikatë Covid e vlefshme.
Që një Certifikatë Covidi të jetë e vlefshme, duhet të përmbushet njëri nga kushtet si: të jesh i/e vaksinuar, i/e shëruar apo i/e testuar.
Mënyra e tërheqjes së Certifikatës së Covidit mund të variojë nga Kantoni, për këtë arsye organizatorët sugjerojnë që të interesuarit për pjesëmarrje të informohen me kohë në këtë link https://bag-coronavirus.ch nën rubrikën Zertifikate.
Për më shumë detaje lexojeni njoftimin e ‘Alba Festival’ në:
“Alba Festival” e konsideron veten si një festival përbashkues gëzimi dhe shoqërimi, në ambient të hapur, transmeton albinfo.ch. Ai synon që përmes muzikës dhe kulinarisë të sensibilizojë të gjithë me gjithë bukurinë dhe diversitetin e kulturës së Shqipërisë dhe Kosovës.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor