Lajme
Një shishe ujë, 40 dollarë, në aeroportin e Kabulit
Afganët e mbledhur përreth aeroportit të Kabulit deklarojnë se po përballen me kushte të rënda, teksa presin që të largohen nga vendi.
Sipas tyre, njerëzit po shtohen për shkak të nxitimit dhe gratë dhe fëmijët janë në kushte të mjerueshme.
Gjithashtu, çmimi i ujit dhe ai i ushqimeve kanë arritur në stratosferë, denoncojnë afganët.
“Në aeroportin e Kabulit, një shishe ujë shitet për 40 dollarë, ndërsa një pjatë oriz për 100. Shitja nuk bëhet në valutën afgane dhe çmimet janë të papërballueshme për njerëzit e zakonshëm”, shprehet një burrë.
Trupat ushtarake perëndimore në aeroportin e Kabulit po punojnë me ritme të shpejta për të larguar njerëzit përpara 31 gushtit, dita kur do të përfundojë dhe procesi i evakuimit.
Për shkak të mbipopullimit momente kaosi dhe dhune janë regjistruar përreth kompleksit, me gardianët vendas dhe të huaj që kanë zmbrapsur turmat e njerëzve, që duan të largohen për t’i shpëtuar dhunës së talebanëve.
Sipas një komunikimi të autoriteteve amerikane të bërë ditën e martë, mbi 20 persona janë vrarë dhe disa dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e incidenteve./euronews
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale Revolucionarizimi i riciklimit të tekstilit: Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale, përcjell albinfo.ch....
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat