Kosova

Infermierët kundërshtojnë vendimin e Qeverisë për shtesat

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë ka kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për shtesat e punëtorëve shëndetësorë.

Ata i kanë quajtur “nënçmuese” këto shtesa.

Ata i kanë bërë thirrje Qeverisë që të ndryshojë vendimin dhe të ndajë nga 300 euro për infermierët deri në fund të pandemisë.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e pagesës shtesë për punonjësit shëndetësorë të sektorit publik.