Lajme

Kurz: Austria nuk do të pranojë emigrantë afganë

Kancelari austriak, Sebastian Kurz, ka deklaruar se nuk do të pranojë emigrantët e Afganistanit. Ai theksoi se kjo nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes së tij.

Kurz i tha televizionit austriak Puls 24, në një intervistë të botuar të dielën, se ai ishte “qartazi kundër pranimit vullnetar të emigrantëve – kjo nuk do të ndodhë gjatë qeverisjes time”. Kancelari vuri në dukje se Austria kishte pranuar mbi 40,000 afganë në vitet e fundit, duke e përshkruar këtë si një “kontribut të madh në mënyrë disproporcionale”.

Po ashtu përmes një postimi në Twitter, Kurz shtoi se ende ka probleme me integrimin e tyre, ndaj është kundër pranimit të emigrantëve të tjerë në vazhdim, transmeton albinfo.at.

Vendet evropiane po përballen me mundësinë e një rritjeje të refugjatëve afganë.