Kosova
Xhon Muharremaj pritet nga kryeministri Kurti
Këngëtari shqiptaro-zviceran tha se është i lumtur që më interpretimin e tij e ka bërë krenar popullin shqiptar kudo që është
Këngëtari shqiptar, Xhon Muharremaj, i cili përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, u prit zot në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkruan Albinfo.ch.
Kurti e përgëzoi këngëtarin për emocionet që u dhuron njerëzve me zërin e tij të kristaltë dhe për përfaqësimin dinjitoz dhe arritjen kulminante në garën e Eurovisionit 2020, ku ai përfaqësoi Zvicrën, me këngën “Tout l’univers”.
“Arritja më e madhe e një artisti është kur arti i tij step pa joshje shikuesin apo dëgjuesin. Ti Gjoni e ke arritur këtë në ‘Eurovision’”, i tha kryeministri fituesit të vendit të tretë të garës evropiane të këngës.
Krejt çka dëshiron Gjon Muharremaj është që muzika e tij të lërë gjurmë te njerëzit, qoftë gëzim apo melankoli. Thjesht, unë dua që njerëzit ta ndjejnë muzikën time në të gjitha mënyrat e mundshme, tha këngëtari shqiptaro–zviceran gjatë bisedës me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Për më tepër, Gjon Muharremaj e falënderoi kryeministrin për vlerësimin dhe tha se është i lumtur që më interpretimin e tij e ka bërë krenar popullin shqiptar kudo që është. “Për mua merr më shumë kuptim kjo krenari meqenëse unë jam fëmijë i një babai nga rrethina e Suharekës në Kosovë dhe e një nëne nga rrethina e Tiranës, në Shqipëri”, tha ai.
Gjon Muharremaj, performon me nofkën Gjon’s Tears (Lotët e Gjonit). Ky emër i referohet një përjetimi të fëmijërisë, kur si nëntëvjeçar kishte performuar në piano për gjyshin e tij, të cilit i kishin rrjedhur lotët nga emocioni teksa i nipi këndonte.
Këngëtari 23-vjeçar, që me zërin e tij unik ka fituar admirimin e miliona adhuruesve anekënd globit, e njoftoi kryeministrin për planet që i ka në të ardhmen, ofertat e shumta muzikore dhe koncertet që planifikon t’i realizojë në vendlindjet e prindërve, si edhe nëpër shtete të tjera të Evropës, gjithnjë duke i respektuar masat për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të virusit. “Po provoj të jem një dritë e vogël në këtë situatë të pandemisë”, tha Muharremaj, thuhet në njoftimin e Zyrës së kryeministrit Kurti.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes Kantoni i Gjenevës po mendon të prezantojë katër javë pushim para lindjes për punonjësit në sektorët...
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët