Lajme
Britania miraton ilaçin që parandalon infeksionin dhe trajtimin spitalor
Një trajtim i ri që lufton COVID-19 është miratuar në Mbretërinë e Bashkuar. Trajtimi i zhvilluar nga Regeneron, një firmë në Nju-Jork, përdor një kombinim të dy antitrupave monoklonalë të prodhuara në laborator, të cilat imitojnë antitrupat natyrorë të prodhuar nga trupi dhe sulmojnë virusin.
Këto antitrupa janë proteina të sistemit imunitar dhe testimet tregojnë se ilaçi përmirëson rezistencën e pacientëve me COVID-19, parandalon infeksionin dhe zvogëlon nevojën për trajtim spitalor.
Gjithashtu, ilaçi administrohet me injeksion ose me infuzion intravenoz.
Një studim i bërë në spitalet britanike zbuloi se trajtimi shpëtoi jetën e shumë prej atyre që nuk kishin antitrupa. Individë të tillë përbënin rreth një të tretën e rreth 10 mijë pacientëve që janë testuar për këtë trajtim të ri.
Megjithatë, trajtimi është shumë i shtrenjtë dhe ka të ngjarë të rezervohet për ata që rrezikojnë më shumë të sëmuren rëndë nga koronavirusi.
Nga ana tjetër, edhe kompania Astrazeneca po teston një trajtim me antitrupa. Të dhënat e kompanisë paraqesin se nga testimet e bëra trajtimi e ka ulur rrezikun te personat që shfaqin simptoma të COVID-19 deri në 77%. Krahas vaksinave anti-COVID, testimet e këtyre trajtimeve po u japin shpresa personave që kanë reagim të dobët ndaj imunizimit./euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun