Futboll

Afër zyrtarizimit, Shaqiri do të vazhdojë karrierën në Francë

Marrëveshja duket afër finalizimit dhe zyrtarizimi pritet të ndodhë shumë shpejt

Siç e kishte paralajmëruar vetë ai, Xherdan Shaqiri do lërë Liverpoolin këtë verë. Mediat franceze, por edhe ato italiane e bëjnë të kryer transferimin e tij te Olympique Lyon.

Ylli shqiptar ka arritur pajtimin prej javësh me francezët, por ajo që zgjati ishte marrëveshja mes klubeve. Tashmë ka dakordësi në gjithçka.

Shaqiri do t’i kushtojë Lyonit 12 milionë euro, me Liverpoolin, që refuzoi 6 milionët e ofertës së parë. Shaqiri do të nënshkruajë kontratë për 3 vite në Francë.

Shaqiri më herët ka luajtur në Basel, Bayern, Inter, Stoke City dhe së fundi në Liverpool.

Anësori shqiptar ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, Premierligën angleze, si dhe shumë tituj në Gjermani e Zvicër.