Lajme
420 milionë euro për ringjalljen e ekonomisë kosovare
Kjo pako financiare do të ndihmojë bezneset e goditura nga pandemia
420 milionë euro janë parashikuar për shpërndarje nga Qeveria e Kosovës për të ringjallur ekonominë e dëmtuar nga pandemia.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, deklaroi se 190 milionë euro do të vijnë nga buxheti, ndërsa 230 milionë euro do të vijnë nga huamarrja. Megjithatë, sipas nevojës, Murati pohoi se mund të mobilizohen edhe mjete të tjera.
Sipas zyrtarëve të Administratës Tatimore të Kosovës, mbi 200 biznese kanë aplikuar deri më tani për të përfituar nga kjo pako.
Sipas Dardan Abazit, hulumtues pranë INDEP (Institutit për Politika Zhvillimore), problemi qëndron te mungesa e një fushate informuese për këtë pako nga ana e qeverisë. Sipas tij, kjo është më shumë “një tentativë për t’u dukur sikur po punohet” nga ana e Qeverisë së Kosovës. Abazi tha se kjo dëshmohet nga aplikimi i vetëm 200 bizneseve nga afro 200 mijë që janë të regjistruara.
“Shpresoj shumë që të jetë një mësim për të ardhmen që të mos planifikohen masa të cilat nuk kanë një bazë të kritereve dhe objektivave të cilat duan t’i arrijnë”, u shpreh ai.
Ndërkohë për ekspertin e ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ekonomia e Kosovës është ndihmuar nga diaspora dhe të ardhurat e emigrantëve.
“Në Kosovë ka pasur efekt më të madh për rimëkëmbjen ekonomike kontributi i diasporës sesa pakot e mbështetura dhe të miratuara në Parlamentin e Kosovës”, tha eksperti Gërxhaliu.
Ndërkohë, ditë më parë qeveria miratoi edhe fondin prej 17 milionë eurosh si pjesë e kësaj pakete ndihme, në mënyrë që të vijojë mbështetja për pensionistët dhe familjet me asistencë sociale deri në fund të vitit.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit Në pragë të festave të nëntorit, dhe në vitin e 30-të të themelimit të kësaj qendre...
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?