Lajme
Dilema rreth dozës së tretë të vaksinës anti-Covid
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) njoftoi se është ende duke e shqyrtuar nëse do të jetë e nevojshme një dozë e tretë vaksine antiCOVID-19.
“Në këtë fazë ende nuk është përcaktuar nëse dhe kur do të jetë i nevojshëm një përforcues, domethënë një dozë e tretë e vaksinave kundër COVID-19”, tha EMA, ndërsa shtoi se po analizon të dhënat e reja për të bërë rekomandime që mund të mbështesin shtetet anëtare në kontekstin e fushatave kombëtare të vaksinimit, raporton AP, përcjell Albinfo.ch.
Rregullatori i BE-së për ilaçet thotë se është “duke u angazhuar me zhvilluesit e vaksinave” për të koordinuar dorëzimin e të dhënave të nevojshme dhe thotë se është i vetëdijshëm se shumë vende evropiane po konsiderojnë administrimin e vaksinave përforcuese për popullatat e tyre tashmë të imunizuara.
EMA shtoi se tashmë po punojnë me zyrtarë të tjerë evropianë të shëndetësisë, përfshirë grupet kombëtare të imunizimit, “në rast se dozat përforcuese mund të bëhen të nevojshme”.
Organizata Botërore e Shëndetit u ka bërë thirrje vendeve të pasura të heqin dorë nga administrimi i dozave të treta, në mënyrë që popullatat e pavaksinuara të imunizohen.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit