Lajme
Çfarë është Sheriati dhe si interpretohet nga talebanët?
Ky kod synon t’i ndihmojë besimtarët t’i kuptojnë më mirë rregullat që duhet t’u përmbahen dhe mënyrën se si mund t’i përballin apo përjetojnë aspekte të ndryshme jetësore
Sheriati është sistemi juridik Islam, ose thënë ndryshe një kod udhëzimesh për jetën të drejtuar nga dijetarët e fesë, kjo në bazë të interpretimit të Kuranit.
Ekspertizat ligjore, që quhen fetva, bëhen zakonisht nga një myfti i specializuar që quhet fëkëh.
Euronews sjell detaje nga ky ‘ligj’ i cili zbatohet në pjesë të caktuara të botës islame.
Kuptimi i fjalës Sheriat është “rrugë e qartë, ecje e mbarë drejt ujit”. Ky kod synon t’i ndihmojë besimtarët t’i kuptojnë më mirë rregullat që duhet t’u përmbahen dhe mënyrën se si mund t’i përballin apo përjetojnë aspekte të ndryshme jetësore, përfshirë këtu lutjet, agjërimin dhe bujarinë ndaj të pamundurve.
Si ndodh në praktikë?
Sheriati është në vetëvete udhëzimi i kërkuar nga myslimanët se cilat aspekte të përditshmërisë janë konform rregullave të fesë.
Për shembull, një mysliman është në mëdyshje se çfarë të bëjë nëse një koleg e fton pas pune në lokal, ai mund t’u drejtohet dijetarëve të fesë për këshillë për t’u siguruar nëse kjo nuk është në shkelje me besimin.
Ngjashëm ata mund t’u drejtohen dijetarëve të fesë për çështje familjare, ekonomike apo dhe biznesi.
Kush janë disa nga ndëshkimet më të rrepta?
Ligji i Sheriatit i ndan shkeljet në dy kategori të përgjithshme: shkelje “hadd”, të cilat janë krime të rënda me dënime të ndryshme dhe shkelje “tazir”, ku dënimi u lihet në dorë gjykatësit, që quhet kadi.
Shkeljet “hadd” përfshijnë vjedhjen, e cila mund të dënohet me prerje të dorës së autorit, dhe po kështu tradhtinë bashkëshortore, e cila mund të ndëshkohet me dënimin me vdekje duke u qëlluar me gurë.
Organizata të ndryshme fetare argumentojnë se për shkallën e ndëshkimeve të shkeljeve “hadd” kërkohet një barrë e madhe provash.
OKB është shprehur kundër ekzekutimeve me gurë, duke thënë se “ato janë torturë, trajtim mizor, çnjerëzor dhe poshtërues ndaj dhe duhen ndaluar”.
Pak shtete myslimane aplikojnë dënime të tilla, dhe sondazhet tregojnë se qëndrimet e besimtarëve ndaj këtyre dënimeve ndryshojnë shumë nga vendi në vend.
Si merren dhe nga burojnë vendimet?
Si çdo sistem ligjor, edhe sheriati është kompleks dhe cilësia e zbatimit të tij varet nga niveli dhe mënyrës së përgatitjes së atyre që e ofrojnë ekspertizën.
Ata që nxjerrin udhëzimet dhe vendimet janë dijetarët e fesë islame që merren me anën juridike. Udhëzimi që konsiderohet një vendim ligjor formal quhet fetva.
Ekzistojnë pesë doktrina, apo drejtime të ndryshme që përdoren si bazë për interpretimin e ligjit të Sheriatit. Këto janë studiuar ndër vite në shkollat fetare të Islamit.
Katër janë ndër besimin syni (Hanafi sipas Abu Hanifa, Maliki sipas Malik Ibn Anas, Shafii sipas Muhammad ibn Idris al-Shafii dhe Hanabali sipas Ibn Hanbal) dhe një ndër besimin shiit (Xhafar, sipas Ja’far al-Sadiq).
Sheriati është bazë e jurispundencës në Arabinë Saudite, Iran, Kuvajt, Katar, Bahrein etj. Por në secilin prej këtyre vendeve përveçse aplikohen doktrina të ndryshme, ka edhe ndryshime që rrjedhin nga kultura apo tradita lokale e popujve që jetojnë në këto vende.
Traditat lokale integrohen te sistemi i sheriatit dhe në rastin e Afganistanit, ky sistem ndërlidhet me traditat pashtune që bazohen më së shumti te e drejta fisnore. Kjo e bën Sheriatin në Afganistan të ndryshëm nga vendet e tjera.
E-Diaspora
-
Florian Haçkaj: Një jetë përtej kufijve dhe një mision për Shqipërinë Suksesi më i madh i Lëvizjes që drejton Florian Haçkaj ishte fitorja në Gjykatën Kushtetuese të...
-
Valdete Hoti, figurë frymëzuese dhe sinonim i humanizmit
-
43 orë në bllokim trafiku për të arritur në Kosovë nga Zvicra
-
Abdixhiku aludon se nga mbi 100 mijë të regjistruar për votim nga diaspora, 40 mijë janë mbështetës të LDK-së
-
Krishtlindjet mes luksit, atdhedashurisë dhe humanizmit të familjes së Anton Nikollës
Jeta në Zvicër
-
Tarifa e urgjencës prej 50 frangash vazhdon të shkaktojë polemika Polemika po rritet në lidhje me dënimin e propozuar për njerëzit që kërkojnë kujdes mjekësor urgjent...
-
Posta në Zvicër: Rekord i dërgimit të pakove për Krishtlindje
-
Gjykata Federale merr vendim për pensionin e burrave të ve
-
Çfarë faturash duhet të paguani përpara datës 31 dhjetor, në Zvicër?
-
Zvicra ka indeksin më të ulët të mjerimit në botë