Lajme
Sekretari i NATO-s: Do të dërgojmë avionë shtesë për evakuimin në Kabul
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se do të dërgojnë avionë shtesë për evakuimin e qytetarëve në Kabul.
Edhe më herët përmes një reagimi në Twitter, Stoltenberg bëri me dije se NATO po ndihmon që aeroporti i Kabulit të qëndrojë i hapur, në mënyrë që të evakuohen sa më shumë njerëz.
Ndër të tjera, ai shtoi se situata në Afganistan është e rrezikshme dhe e paparashikueshme.
Mijëra afganë u mblodhën në aeroportin e Kabulit të hënën në mëngjes me shpresën për të ikur nga vendi pasi talebanët morën pushtetin. Forcat amerikane në aeroport u detyruan të qëllonin në ajër për të rivendosur qetësinë.
Talebanët e shpallën luftën në Afganistan të përfunduar, pasi morën nën kontroll pallatin presidencial në Kabul.
Rebelëve iu desh pak më shumë se një javë për ta arritur objektivin e tyre, pasi trupat ushtarake vendase, të stërvitura dhe të armatosura për 20 vjet nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera, dështuan.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike Gjatë njëmbëdhjetë muajve, pronari i biznesit dhe djemtë e tij thuhet se kanë ndihmuar në pastrimin...
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih!
-
Panikë në aeroplanin që udhëtonte nga Prishtina në Halmstad, turbulencat e mëdha shkaktuan probleme në frymëmarrje
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Gjërat që nuk u takojnë të huajve në Zvicër Në varësi të kombësisë dhe lejes së punës, shtetasit e huaj ose gëzojnë të drejta gjithëpërfshirëse...
-
Rritet papunësia në Zvicër
-
Akuzohen 6 shqiptarë për pastrimin e 7 milionë frangave përmes agjencisë turistike
-
Zvicër: Parashikimi i motit në fundjavë: ‘Brrrrr’
-
Zvicër: Ilaçet me bazë aspirina janë në mungesë