Kosova

Evakuohen dy kosovarë nga Kabuli

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se dy qytetarë të Kosovës janë evakuuar nga Kabuli.

Ajo përmes një postimi në Twitter ka bërë të ditur se të njëjtit do të kthehen në Kosovë.

“Me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane, dy qytetarë tanë u evakuuan me siguri në një vend të sigurt dhe do të kthehen së shpejti në shtëpi”.