Lajme

Pas 6 muajve pa të infektuar në Zelandën e Re, regjistrohet një rast me Covid

Pas shumë kohe, Zelanda e Re ka raportuar rastin e saj të parë të komunitetit me Covid-19 në pothuajse gjashtë muaj, njoftuan zyrtarët shëndetësorë të martën, përcjell albinfo.ch.

Ministria e Shëndetësisë tha se rasti u zbulua në Auckland dhe nuk kishte asnjë lidhje të njohur me jashtë kufirit, përcjell Telegrafi.

Rasti i fundit në komunitet u raportua më 28 shkurt. Që atëherë, të gjitha rastet me Covid-19 në Zelandën e Re janë kapur në kufi.

“Një përgjigje e fortë dhe e hershme është mjeti më i mirë për të shuar çdo përhapje të mundshme dhe të gjithëve në Zelandën e Re…”, ka thënë ministria në një deklaratë.

Kryeministrja Jacinda Ardern pritet t’i drejtohet vendit më vonë të martën.

Zelanda e Re, me një popullsi prej rreth 5 milionë njerëz, ka regjistruar gjithsej 2,570 raste dhe 26 vdekje gjatë pandemisë.