Shqiperia

44,460 vaksina Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri

1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri

Mësohet se 44,460 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në aeroportin “Nënë Tereza”,  duke e çuar në 1,845,660 numrin e vaksinave të mbërritura në Shqipëri, transmeton albinfo.ch.

Qeveria e Shqipërisë ka siguruar 1 milion doza vaksinash kineze Sinovac kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, pas negociatave me një kompani turke të autorizuar për distribuimin e këtyre vaksinave.

Kujtojmë se Shqipëria në përdorim ka vaksinat, Pffizer, Astra Zenekën, vaksinën kineze Sinovac dhe me sasi më të vogël, Sputinik.