Lajme
Rritje e ndjeshme e Green Pass false në Telegram
Sipas ekspertëve, aktualisht janë 2 500 grupe aktive në Telegram me një mesatare prej 100 000 ndjekës secili, me disa madje tejkalojnë edhe 450 000 ndjekës.
Numri i shitësve që përdorin Telegram për të reklamuar karta jeshile të rreme është rritur me 257% që nga marsi, ndërkohë që kjo ka sjellë që edhe çmimi i blerjes së certifikatave të rreme të vaksinimit është përgjysmuar, nga 200 dollarë secila, në mars, në vetëm 100 dollarë sot.
Këto janë të dhënat më të fundit globale nga kompania e sigurisë ”IT Check Point Software Technologies”, disa ditë pas operacionit të policisë italiane, që çoi në kapjen e 32 kanaleve Telegram, transmeton Ansa, përcjell Albinfo.ch.
Vendet e përfshira në kërkesën për karta të rreme vaksinimi janë SHBA, Britania dhe Gjermania.
“Tani për tani, certifikatat e rreme të vaksinimit janë të disponueshme për blerje pothuajse çdo vend. Shitësit po zgjedhin të bëjnë biznes në Telegram, sepse platforma rrit shpërndarjen e tyre”, shpjegon Oded Vanunu, shef i Kërkimeve të Produkteve të Vulnerabiliteteve në ”Check Point Software Technologies”.
”Ne besojmë se kjo rritje nxitet gjithashtu nga përhapja e shpejtë e variantit Delta dhe urgjenca për t’u vaksinuar të gjithë. Unë rekomandoj fuqimisht që njerëzit të mos mbështeten te këta shitës për asnjë arsye, pasi ata synojnë më shumë sesa thjesht t’ju shesin certifikata të rreme vaksinimi”, theksoi ai.
E-Diaspora
-
Kurti, me studentët shqiptarë të St.Gallenit, debaton për të ardhmen e Kosovës Debatin me Kurtin, mbi temën "Investimi në të ardhmen e Kosovës" e ka udhëhequr profesori i...
-
Kurti në Cyrih prezanton Kosovën si vend të përshtatshëm për të investuar
-
Kurti niset drejt Zvicrës për takim me mërgatën
-
Hamza takon mërgatën në Cyrih
-
Rama në Nju-Jork: Dua votën e shqiptarëve në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra rrezikon të përballet me deflacionin Franga zvicerane është rritur gjatë muajve të fundit dhe aktualisht po qëndron pranë niveleve rekord...
-
Si ka marrë azil një shtetas gjerman në Zvicër?
-
A mund të prezantojë Gjeneva një ditë pune gjashtë-orëshe?
-
Më shumë njerëz po heqin dorë nga mishi në Zvicër
-
Zvicra ka kthyer tre kriminelë në Ukrainë, për herë të parë që nga fillimi i luftës