Lajme
Fatkeqësitë natyrore globale me kosto mbi 70 miliardë dollarë
Humbjet ekonomike globale nga fatkeqësitë natyrore dhe njerëzore vlerësohen në 77 miliardë dollarë, për gjysmën e parë të vitit, njoftoi sot agjensia zvicerane e sigurimeve “Swiss Re”.
“Për këtë semestër, shuma e humbjeve ekonomike është nën mesataren dhjetëvjeçare, që është më shumë se 108 miliardë dollarë për semestrat e parë”, përcaktoi Swiss Re, transmeton Afp përcjell Albinfo.ch.
“Por kostot që do të duhet të mbulojnë siguruesit do të rriten nga ana tjetër me 4 për qind, në 42 miliardë dollarë, përfshirë 40 miliardë për fatkeqësitë natyrore”, shtoi grupi zviceran, që vë në dukje se kostot janë zakonisht më të ulëta në gjysmën e parë të vitit, sesa në të dytin, kur fatura në përgjithësi rritet për shkak të sezonit të uraganeve në Atlantikun e Veriut.
Për siguruesit, kjo është gjysma e parë më e shtrenjtë që nga viti 2011, kur fatura u rrit për shkak të tërmeteve në Japoni dhe Zelandën e Re.
Mesatarisht, fatura për siguruesit gjatë dhjetë viteve të fundit është rreth 33 miliardë dollarë, gjatë semestrave të parë.
Gjithashtu, të ashtuquajturat ngjarje klimatike dytësore, në krahasim me fatkeqësitë natyrore shumë të mëdha, përfaqësojnë një “rrezik në rritje”.
Stuhia dimërore Uri, që goditi SHBA-në në shkurt, me acarin që arriti deri në Teksas, shkaktoi 15 miliardë dollarë humbje.
Stuhitë dhe breshëri në qershor, që dëmtuan makina dhe shtëpi, veçanërisht në Gjermani, Belgjikë, Holandë, Republikën Çeke si dhe në Zvicër, gjeneruan kosto të vlerësuara në 4,5 miliardë dollarë për siguruesit.
Pas temperaturave ekstreme në fund të qershorit në Kanada, semestri i dytë tashmë ka filluar me një rritje të dëmeve klimatike, mes zjarreve në Kaliforni, përmbytjeve në Gjermani dhe Kinë, si edhe zjarreve në Turqi, Greqi dhe Itali
E-Diaspora
-
Dasma e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut shfaqet në Grac dhe në Vjenë Dasma e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut do të shfaqet fillimisht me datën 29 nëntor në Grac,...
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Gati 17,000 mjekë të huaj po punojnë në Zvicër Spitalet zvicerane varen gjithnjë e më shumë nga mjekët e huaj...
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë