Lajme

Kroacia regjistron rekord rastesh në 24 orë

Kroacia ka regjistruar 381 raste të reja COVID-19 në 24 orët e fundit, niveli më i lartë ditor në gati tre muaj, njoftoi qeveria.

Numri i përgjithshëm i rasteve aktive mbetet i përmbajtur në 1 398, nga të cilët 21 në kujdes intensiv, transmeton Ansa përcjell Albinfo.ch.

Vaksinimet, ndërkohë, vazhdojnë me ritëm të ngadaltë, me 49,4 për qind të popullsisë së rritur që ka marrë të paktën një dozë, ndërsa qëllimi i qeverisë ishte të kalonte 50 për qind një muaj e gjysmë më parë.

Aktualisht, ka rreth 1,2 milionë turistë të huaj në vend, nga një popullsi prej katër milionë banorësh