Lajme

Marie dhe Jakob, emrat më të popullarizuar për foshnja në Austri

Marie dhe Jakob ishin emrat më të preferuar për fëmijët e porsalindur gjatë vitit 2020 në Austri. Gjithsej në Austri më 2020 janë lindur 40,669 vajza dhe 42,934 djem. Prej tyre 734 vajza janë pagëzuar me emrin Marie, ndërsa 794 djem Jakob.

Këto të dhëna janë raportuar të hënën nga Zyra e Statistikave të Austrisë, raporton albinfo.at.

Në vitin 2019, Emma dhe Maximilian ishin emrat më të pëlqyer të foshnjave. Emri Marie është ngritur 3 vende në krahasim me një vit më parë. Jakob u rëndit 2 vende me lart.

Pas emrit Marie, më të popullarizuar në ranglistën e fundit janë emrat: Anna dhe Emilia. Në kategorinë e djemve, David dhe Maximilian vijnë në vendin e dytë dhe të tretë.

Top 10 emrat për vajza gjatë vitit 2020 në Austri:

 

  • Marie
  • Anna
  • Emilia
  • Emma
  • Mia
  • Lena
  • Lea
  • Johanna
  • Sophia
  • Laura

Top 10 emrat për djem gjatë vitit 2020 në Austri:

  • Jakob
  • David
  • Maximilian
  • Felix
  • Paul
  • Elias
  • Jonas
  • Leon
  • Lukas
  • Tobias