Ekonomi
OBT: Pabarazia në vaksina ndikon rimëkëmbjen ekonomike
Organizata Botërore e Tregtisë paralajmëroi për rreziqet që pabarazia e vaksinave paraqet për rimëkëmbjen e tregtisë botërore.
“Tregtia globale është rimëkëmbur më shpejt nga sa pritej që nga gjysma e dytë e 2020, pasi ra ndjeshëm gjatë valës së parë të pandemisë”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e OBT-së, Ngozi Okonjo-Iweala, në prezantimin e saj të raportit gjashtëmujor për tregtinë botërore të vendeve anëtare.
Sipas parashikimit më të fundit të organizatës, vëllimi i tregtisë së mallrave pritet të rritet 8 për qind më 2021 dhe 4 për qind më 2022.
Vëllimet e tregtisë së mallrave tejkaluan nivelin e tyre të para pandemisë në fillim të këtij viti.
Kjo pamje optimiste maskon pabarazitë e forta.
“Ashtu si në rastin e ekonomisë në përgjithësi, performanca tregtare ndryshon shumë nga rajoni në rajon dhe qasja e pabarabartë në vaksinat anti-COVID-19 është një nga arsyet kryesore për këto pabarazi”, vuri në dukje Okonjo-Iweala.
Sipas saj, qasja në vaksina po zgjeron pabarazitë në rimëkëmbjen ekonomike.
Për këtë arsye, OBT e ka bërë përparësi luftën kundër pandemisë, duke u përpjekur të lehtësojë mjetet për të rritur prodhimin e vaksinave.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
SHKA „Dardania“ nga Winterthur kremton dy festa, 28 Nëntorin dhe 30-vjetorin e themelimit Në pragë të festave të nëntorit, dhe në vitin e 30-të të themelimit të kësaj qendre...
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?