Lajme
Zvicra, me 13 medalje olimpike: 10 prej tyre i fituan gratë
Vetëm në Atlanta në vitin 1996 Zvicra ka fituar më shumë të arta olimpike, 4 sosh - por me atë rast kanë qenë vetëm 3 medalje të tjera, ose gjithsej 7
Zvicrës i është dashur të priste 16 lojëra olimpike verore për të arritur një cak: Për herë të parë që nga Helsinki në vitin 1952, ekipi olimpik i Zvicrës ka fituar medalje në rang dyshifror. U bënë 13 medalje në fund dhe kjo ishte një befasi e këndshme për Zvicrën.
Para Lojërave Olimpike, vetëm 9% e ndjekësve të SRF kishin votuar për “10 ose më shumë” medalje.
Kur bëhet fjalë për numrin e medaljeve të arta, i cili është vendimtar për tabelën e medaljeve, Zvicra është në një pozitë të shkëlqyer në krahasim me lojërat e mëparshme, transmeton albinfo.ch.
Falë tenistes Belinda Bencic, gjuajtëses Nina Christen dhe çiklistes (Mountainbike) Jolanda Neff, himni zviceran u dëgjua tri herë në festimet e medaljeve.
Vetëm në Atlanta në vitin 1996 Zvicra ka festuar më shumë të arta olimpike në të kaluarën e afërt (4) – por me atë rast ka fituar vetëm 3 medalje të tjera, pra gjithsej 7 sosh.
Gratë janë meritore për pjesën më të madhe të sukseseve në Tokio (10 nga 13 medaljet).
Edhe në lojërat e mëparshme (2000 në Sydney, 2016 në Rio de Janeiro), gratë kishin kontribuar më shumë medalje.
Gjithsej 7 kampione olimpike zvicerane deri më tani
Përveç Bencic, Christen dhe Neff që u “praruan” këtë vit, vetëm edhe kalorësja Christine Stückelberger (1976) dhe dy triatletet Brigitte McMahon (2000) dhe Nicola Spirig (2012) ishin kurorëzuar si kampione olimpike në shkallë individuale.
Bartësja e parë e titullit ishte Hélène de Pourtales, e cila kishte fituar arin e ekipit në lundrim në vitin e largët, 1900, përcjell albinfo.ch.
Zvicra ka përfunduar tabelën e medaljeve në vendin e 24 -të dhe kështu ka konfirmuar trendin rritës në këtë mijëvjeçar (vendi i 24 -të në Rio 2016, 33 / Londër, 34 / Pekin, 46 / Athinë).
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha