Kosova
“Kampione të mëdha, të rritura në një vend të vogël”
Në paraqitjen e saj të dytë në Lojërat Olimpike, vendi i vogël ballkanik, Kosova, ka arritur të godasë edhe një herë titujt kryesorë të sportit.
Majlinda Kelmendi bëri histori në Rio në vitin 2016, duke u bërë medalistja e parë olimpike e vendit të saj, duke marrë medaljen e artë në kategorinë -52kg.
Javën e kaluar në Tokio, Kosova ishte edhe një herë në faqet e para të botës sportive kur Distria Krasniqi fitoi të artën në kategorinë -48kg e ndjekur dy ditë më vonë nga Nora Gjakova, e cila po ashtu fitoi të artën në kategorinë -57kg, shkruan Unioni Europian i Xhudos.
Vërtet befasuese që një vend me 1.8 milion njerëz ka nxjerrë tri fituese të medaljeve të arta olimpike në një hapësirë kaq të shkurtër kohe.
Për më tepër, Kelmendi, Krasniqi dhe Gjakova vijnë nga qyteti i Pejës, ku ato stërviten nga Driton Kuka në një klub që ai e filloi me vëllezërit e tij. Kuka, ndryshe nga kaq shumë trajnerë ndërkombëtarë, jep përshtypjen se ai nuk di gjithçka. Ai mbetet i thjeshtë, i afrueshëm dhe si trajnerët e tjerë, shumë besnik dhe i përkushtuar ndaj atletëve të tij.
“Majlinda bëri që e gjithë bota të kthejë sytë nga Kosova dhe bëri të mundur pranimin në Lojërat Olimpike”, tha Kuka.
Kelmendi së pari erdhi në vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar të xhudos kur fitoi medaljen e artë në Kamionatin Europian për të Rinj në vitin 2009. Kelmendi e fitoi edhe Kampionatin Botëror për të Rinj një muaj më vonë.
Por ishte paraqitja e saj kur e fitoi medaljet e arta në kampionatet e vitit 2013 që e bëri atë një ikonë dhe frymëzim të menjëhershëm për shumë nga të rinjtë e Kosovës. Dikush mund të spekulojë vetëm për ndikimin që Krasniqi dhe Gjakova do të kenë dhënë pasi Kosova e ka pranuar xhudon si të dytin pas futbollit për sa i përket interesit sportiv.
E vendosur midis dueleve fituese të medaljes së artë të Krasniqit në ditën e parë dhe Gjakovës në ditën e tretë ishte humbja e Kelmendit në garën e saj. Lista e gjatë e lëndimeve përfundimisht kishte bërë të vetën dhe, përkundër përpjekjeve të saj për ta bërë më të mirën.
Megjithatë, prania e saj në Tokio, dhe më e rëndësishmja me ekipin në krye të Lojërave Olimpike, siguroi që qendra e vëmendjes dhe përqendrimi të qëndronin tek ajo si kampionia olimpike në fuqi dhe fituesja e vetme e medaljes së artë në Kosovë.
Kjo u lejoi miqve të saj luksin që të përgatiteshin larg vëmendjes së mediave. Kontributi i Kelmendit në ekipin e saj është i pamatshëm. E njëjta gjë mund të thuhet për kontributin e saj në rëndësinë e sportit në vendin e saj.
Suksesi i Kosovës nuk ka ardhur lehtë ose pa sakrifica personale as për Krasniqin dhe as për Gjakovën. Krasniqit iu desh të ndërtonte një vend për veten në -48kg në vend të kategorisë -52kg ku Kelmendi ishte me sa duket zotëruese e paluajtshme.
Sidoqoftë, Krasniqi, përkundër suksesit në kategorinë më të lartë të peshës, përfundimisht u vendos të garonte në -48kg.
Në Tokio, ndërsa shumica e syve ishin te rivalet Daria Bilodid nga Ukraina dhe Tonaki Funa nga Japonia, e preferuar në shtëpi, Krasniqi arriti të fitojë si Masters World ashtu edhe Kampionatin Evropian dhe mbërriti në Tokio si numri një në botë.
Edhe e ardhmja duket e ndritur me Krasniqin dhe Gjakovën që ka të ngjarë të mbrojnë titujt e tyre në Paris 2024.
Me përjashtim të lëndimeve, mund të ketë akoma rezultate të mira për Kelmendin. Dhe ka edhe të tjerë që presin gjithashtu. Kampioni aktual evropian Akil Gjakova në -73kg dhe medalja e bronztë botërore në vitin 2019 në -78kg Loriana Kuka.
Është edhe 20-vjeçarja premtuese Laura Fazliu, e cila fitoi një medalje të bronztë në kampionatin botëror për të rinj në vitin 2019. Pa dyshim që Driton Kuka do të lansojë prodhimin e ardhshëm të kampionëve nga Peja në të ardhmen jo shumë të largët.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha