Kosova

Kosovë, 271 qytetarë rezultuan pozitivë me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 271 raste të reja me COVID-19, nga 4 mijë e 666 testime të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 15 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 719.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8 mijë e 188 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 478 mijë e 84 doza të vaksinës.

Deri më sot 165 mijë e 190 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.