Lajme

Berset kundërshton presidentin Parmelin: Testet duhet të mbeten falas

Edhe Berset gjithashtu sheh një fund të testeve falas. Por të paktën në javët e ardhshme ai dëshiron që ato të mbeten falas

Presidenti Federal Guy Parmelin ësshtë sprehur se dëshiron të heqë testet falas. Por ministri i Shëndetësisë Alain Berset nuk mendon kështu. Të paktën për momentin.

Parmelin ka thënë për mediat vendore se: “nëse  unë nuk vaksinohem, a duhet të paguajë tatimpaguesi i vaksinuar për testet e mia? Për mua përgjigja është e qartë: Jo “.

Berset dëshiron qasje të mirë në teste

Ministri i Shëndetësisë Alain Berset  megjithatë, ka pak mirëkuptim për propozimin e presidentit Parmelin, transmeton albinfo.ch. “Qasja në teste duhet të jetë sa më e lehtë,” kjo është arsyeja pse mbulohen edhe kostot. “Dhe kjo më duket mjaft e arsyeshme”, ka thënë Berset për “Aargauer Zeitung”.

Kjo i kushton shtrenjtë tatimpaguesit. Siç ka llogaritur gazeta “Blick”, testet falas për certifikatën Covid i kushtuan Qeverisë Federale, e cila mbulon kostot. 20 milionë franga ka qenë kjo shumë vetëm në korrik.

Nuk do të jetë falas përgjithmonë

Prandaj, Berset gjithashtu sheh një fund të testeve falas. Por të paktën në javët e ardhshme ai dëshiron që ato të mbeten falas, transmeton albinfo.ch. Sepse shumë zviceranë po kthehen në shtëpi nga pushimet e tyre dhe fillimi i vitit shkollor është i afërt.

Certifikata e koronës është duke u përdorur edje në Festivalin e Filmit në Locarno, ku Berset po qëndron aktualisht. Qoftë në Piazza Grande apo dje në aperitivin e hapjes: qasja aty është e mundur vetëm me një kod QR të vlefshëm.  “Ai gjithashtu zëvendëson masa shumë më të ashpra siç janë mbylljet”, është shprehur ministri Berset.