Kosova

Pritjet mbi dy orë, kolona deri në një kilometër në Merdar

Sërish pritje të gjata në pikëkalimet kufitare Merdar dhe te Dheu i Bardhë

Mësohet se pikë kalimi kufitar në Merdar vijon të mbetet me fluksin më të lartë edhe mëngjesin e së mërkurës, transmeton albinfo.ch.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar konfirmoi se radha e mjeteve që presin në hyrje dhe dalje tashmë është një kilometër. Pritja për të hyrë nga kjo pikë kalimi shkon deri në dy orë, ndërsa dalja deri në 2 orë e 40 minuta.

Pikë kalimi kufitar Dheu i Bardhë mbetet pika e dytë më e frekuentuar. Pritjet në hyrje dhe dalje shkojnë deri në një orë, ndërsa radha e mjeteve është 50 metra.

Në pikë kalimin kufitar në Muçibabë radhë vihen re vetëm në dalje, ku kolona e mjeteve është 500 metra, ndërsa pritjet deri në 30 minuta.

Pikë kalimet e tjera kufitare, si Vërmicë, Jarinje e Mutivodë kanë më pak fluks dhe pritjet nuk kalojnë më shumë se 15 minuta.