Lajme
SHBA: Zjarre masive në disa zona, mbi 1.8 milion hektarë sipërfaqe të djegura
Si shumë vende të tjera të botës, edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë regjistruar disa vatra të mëdha zjarri, të cilat të ndihmuar nga temperaturat e larta, thatësira dhe era kanë dalë jashtë kontrollit.
SHBA po lufton 91 zjarre të mëdha aktive në pjesën perëndimore të vendit, zjarre të cilat, sipas Qendrën Kombëtare të Zjarrit, tashmë kanë djegur mbi 1.8 milion hektarë tokë.
Qendra regjistroi zjarre në Idaho, Montana, Oregon, Washington, California, Alaska, Wyoming, Colorado, Utah, Nevada, Arizona dhe Minnesota. Shumica e zjarreve, respektivisht 56 prej tyre, po ndodhin në Idaho, Montana dhe Oregon.
Qendra theksoi se “me tymin që mbulon Washingtonin lindor në Montana-n perëndimore, temperaturat arritën si në vitet e 90-ta në 109°F (43 gradë celsius)”.
Më tej thuhet se dje u raportuan 7 zjarre të reja, duke e çuar totalin në mbarë SHBA-në në 91 zjarre të mëdha që kanë djegur 1.800.386 hektarë tokë.
E-Diaspora
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës Më 4 janar prej orës 19:00 është ndeshja Zvicër – Kosovë...
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
-
FC Kosova Zürich: Stabiliteti, sukseset dhe ambiciet për të ardhmen
-
Rita Ora në New York për ndërrimin e moteve
-
Bekim Zogaj, kur “pensionimi” vjen në kulmin e karrierës
Jeta në Zvicër
-
Siguruesi zviceran Helvetia thotë se 500 vende pune janë prekur nga ulja e kostove Rreth 500 vende pune, duke përfshirë 200 deri në 250 në Zvicër, janë prekur nga masat...
-
Zvicër: 5% më pak shitje të veturave të reja
-
Ka gjithnjë e më pak vende parkimi publike në qytetet zvicerane
-
Fermerët zviceranë të shqetësuar për të ardhurat dhe barrën administrative
-
Subvencionet publike për transportin publik po rriten në të gjithë Zvicrën