Tematike
Ish-zyrtari i SECO-s akuzohet se ka marrë 1.7 milion franga ryshfet
"Ky është një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në historinë e administratës federale të Zvicrës dhe si i tillë dëmton reputacionin e kësaj administrate"
Një rast me “forcë shpërthyese” ka filluar të procedohet sot, e hënë, në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona. Bëhet fjalë për një çështje ryshfeti me përmasa gjigante në Sekretariatin Shtetëror për Çështjet Ekonomike (Seco), shkruan srf.ch.
Akuzohen një ish-nëpunës IT në Seco dhe tre sipërmarrës, transmeton albinfo.ch. Zyrtari akuzohet se është korruptuar nga përfaqësues të kompanive të ndryshme të TI -së midis viteve 2004 dhe 2014.
Aktakuza ka mbi 400 faqe
Në aktakuzën prej 400 faqesh, vetëm lista e dhuratave që akuzohet se ka pranuar zyrtari, zë disa faqe. Lista fillon nga biletat për ndeshjet e futbollit dhe shkon deri tek fondet për ekskursione dhe vizitat në hotele, transmeton albinfo.ch. Në total, i pandehuri akuzohet se ka pranuar ryshfete me vlerë rreth 1.7 milion frangash.
Në këmbim të ryshfeteve, pesë kompani kanë marrë projekte (tendere) IT nga Seco me vlerë prej gati 100 milionë frangash zvicerane. Tre sipërmarrës të përfshirë tani gjithashtu duhet të përgjigjen para Gjykatës Penale Federale për shkak të ryshfetit të pretenduar.
Rasti ka dëmtuar reputacionin e menaxhmentit
Ky është një nga rastet më të mëdha të korrupsionit në historinë e administratës federale të Zvicrës dhe si i tillë dëmton reputacionin e kësaj administrate, shkruan prokurori federal në aktakuzë.
Procesi, i cili pritet të zgjasë deri në mes të gushtit, është përpjekja e dytë për të ngritur akuzë lidhur me rastin. Vitin e kaluar zyra e prokurorit federal kishte hedhur poshtë aktakuzën e parë për shkak të pasaktësive të konstatuara.
E-Diaspora
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Halifax, Kanada, ka takuar shumë shqiptarë...
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë ndalimi i mbulimit të fytyrës për turizmin? Sipas shoqatave të turizmit, ligji i ri nuk ka gjasa të ketë ndonjë ndikim në numrin...
-
Google feston 20-vjetorin në Zvicër
-
Pezullohet projekti i trenave të natës ndërmjet Cyrihut dhe Barcelonës
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit