Lajme
Gjon’s Tears, mahnitës me ngjyrat e zërit të tij në Festivalin e Shkodrës
Ka përfunduar në Shkodër edicioni i pestë i festivalit “ZaFest”, një festival ky pluriartistik, ku bashkohen muzika, legjendat, kinemaja, sporti apo bisedat e hapura. Gjatë tri netve të tij, festivali u mbajt në pikën turistike të Shirokës, në rrugët tradicionale të Shkodrës si dhe në kalanë “Rozafa”. Artistë shqiptarë, të njohur edhe në skenat botërore, si Jozif Gjipali, Vlashent Sata, Arben Bajraktari, Gjon’s Tears, iu bashkuan me interpretimet e tyre festivalit, transmeton albinfo.ch.
Që nga viti 2017 festivali “ZaFest” promovon vlerat e zonës Veriore të Shqipërisë, dialogun ndërkufitar, pasurinë kulturore dhe artistike të vendit si dhe mbështetjen e të rinjve.
“ZaFest” është mbështetur nga delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri.
Gjon’s Tears performoi në skenën e festivalit “ZaFest dhe qindra mijëra njerëz po shijonin zërin e tij.
Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, ka mrekulluar audiencën e shumtë në Za Fest, duke sjellë ekskluzivisht këtë video me njërën nga performancat e Gjon’s Tears./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor