Shkurt.ch
Festimet e 1 Gushtit në Rütli, në shenjë të 50 vjetorit të të votës së gruas
Festimi kombëtar i këtij viti dallonte shumë qartë nga ato të mëparshmet. Madje edhe himni kombëtar nuk u këndua me tekstin tradicional, por me tekstin e ri "Kryqi i Bardhë në Sfondin e Kuq"
Pasi një ministre dhe dy ministra federalë kishin mbajtur ose botuar që të shtunën fjalimet e tyre festive kombëtare për 1 Gushtin, sot ishte radha e anëtarëve të tjerë të qeverisë përveç Ueli Maurer për ta bërë të njëjtën gjë.
Kështu, dy minstret Simonetta Sommaruga dhe Viola Amherd kanë marrë pjesë në “Rütli-n e grave”, që kësaj radhe i kushtohet 50 vjetorit të të drejtës së votës të gruas në Zvicër, shkruan Tages Anzeiger.
Në përgjithësi, festimet e 1 gushtit janë zhvilluar të dielën në një shkallë më të vogël. Në shumë vende, festimet janë zhvilluar të shtunën, transmeton albinfo.ch. Qytetet e ndryshme si Bazeli, Berna dhe Lucerni kanë hequr dorë nga festimet e mëdha, qendrore për shkak të pandemisë së koronës.
“Tani Rütli u përket edhe grave”
Disa qindra gra kanë përkujtuar sot në manifestimin qendror të 1 Gushtit, në Rütli (vendi ku është bërë “Besëlidhja” që shënon themelimin e Zvicrës) gratë që kanë luftuar ndër vite për të drejtën e tyre të votës. “Por edhe 50 vjet pas prezantimit të saj, barazia ende nuk është arritur”, kanë theksuar folëse të ndryshme në fjalimet e tyre.
“Tani Rütli u përket edhe grave” janë shprehur nga “Aleanca F”, organizata ombrellë për organizatat e grave, në fund të festimit të 1 gushtit 2021.
Festimi kombëtar i këtij viti, “Frauenrütli”, dallonte shumë qartë nga aktivitetet e deritashme për nder të Ditës Kombëtare të Zvicrës. Madje edhe himni kombëtar nuk u këndua me tekstin tradicional, por me tekstin e ri “Kryqi i Bardhë në Sfondin e Kuq”.
Portrete të grave pioniere
Pjesëtaret e grupit festues pastaj kanë udhëtuar së bashku me një anije nga Brunnen SZ përtej Liqenit të Lucernit në Rütli UR. Ato kanë bartur panmkarta me portretet e pioniereve të lëvizjes së grave zvicerane. Gratë të cilave iu bashkuan edhe disa burra, u ngjitën në vendin tradicional të festimit të 1 Gushtit, në Rütliwiese (Fushën e Rütli-t).
Tingujt e fanfareve kanë shoqëruar marshimin, i cili ishte shumëngjyrësh falë çadrave të shumta që bartnin pjesëmarrësit, për shkak të motit me shi.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha