Maqedonia
Maqedoni: 840 mijë euro për restorantet e dasmave
Njëqind e shtatë restorante të kategorizuara për dasma do t’i ndajnë 840 mijë euro, para nga thesari i shtetit
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur për ndihmë të njëhershme financiare për gastronomët që nuk punuan për një kohë të gjatë në pandemi.
Për më tepër, Qeveria miratoi pagesë prej 135 mijë eurosh për 17 klube nate që dorëzuan dokumentacionin e plotë në thirrjen publike.
Nga Qeveria thonë se baza për përllogaritjen e mbështetjes janë të ardhurat mesatare mujore të fituara në vitin 2019, dhe shuma e mbështetjes llogaritet si 30% e të ardhurave mesatare mujore, raporton Alsat, përcjell Albinfo.ch.
Për më tepër, çdo subjekt aktiv i regjistruar fiton mbështetje financiare në vlerë prej 15,200 denarë për punonjës. Këto fonde janë të pakthyeshme për gastronomët, të cilët në fund të vitit 2021 do të kenë të paktën një punonjës më shumë në krahasim me vitin 2020.
Ata që mbajnë të njëjtin numër punonjësish do të duhet të kthejnë 20 për qind të ndihmës dhe ata që do të zvogëlojnë numrin e punonjësve, do të duhet të kthejnë 50 për qind të ndihmës.
E-Diaspora
-
Vritet një shqiptar në Itali dhe plagoset vëllai i tij Policia italiane arreston dy persona me kombësi maqedonase...
-
Londër: Shqiptari është gjetur pa shenja jete
-
Osmani në Kanada takoi shqiptarë që janë rrëfime suksesi
-
Arianit Besiri fiton zgjedhjet, nga marsi – kryetar bashkie në Gjermani
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët
Jeta në Zvicër
-
Riciklimi i veshjeve, Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale Revolucionarizimi i riciklimit të tekstilit: Zvicra është gati të hapë qendrën e parë industriale, përcjell albinfo.ch....
-
Nestle sheh nevojën për veprim mbi çmimet e produkteve
-
Zvicër: Bli tani, paguaj më vonë
-
Çfarë do të ndryshojë vota zvicerane për financimin e trajtimeve shëndetësore?
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat