Lajme

Bie vlera e arit

Vlera e arit ka rënë poshtë nivelit të 1,800 dollarëve për ons [28.35 gram], ndërkohë që investitorët janë treguar të kujdesshëm përpara takimit të Rezervës Federale.

Norma e arit mbeti e pandryshuar në 1,796.3 dollarë për ons, pasi ra në nivelin më të ulët të sesionit prej 1,792, ndërkohë që qëndrueshmëria e dollarit ka zbehur vlerën e metalit.

Indeksi i dollarit, që mat performancën kundër valutave rivale, u rrit me 0.2 për qind, në nivelin më të lartë në tre muaj e gjysmë, duke e bërë arin më të shtrenjtë për mbajtësit e valutave të tjera.