Lajme

Mirëpriten mësuesit e gjuhës shqipe nga diaspora në Kosovë

U realizua një pritje në MPJD për mësuesit e Shkollës shqipe të mësimit plotësues në mërgatë.

Dje në ambientet e MPJD-së, ministrja z. Donika Gervalla, ministrja e MASHT, z. Arbërie Nagavci, zëvendësministrja z. Liza Gashi dhe zyrtarë të tjerë të MPDJ-së u zhvillua një takim, në të cilin u diskutuan çështje të ndryshme që preokupojnë mësimin plotësues në mërgatë, transmeton albinfo.ch.

Të pranishëm në këtë takim ishin përfaqësues nga Gjermania, Suedia, Italia, Austria, Greqia dhe Zvicra.

LAPSH „N. Frashëri“ në Zvicër u përfaqësua nga kryetari Nexhat Maloku, sekretarja Merita Azemi dhe mësuesja Nexhmije Mehmetaj.