Futboll
Mesazhi i Xhakës për largimin e Petkoviqit
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, ka postuar një shkrim emocionues për largimin e Vladimir Petkoviq nga Zvicra
Vladimir Petkoviq ka vendosur të largohet nga Përfaqësuesja zvicerane, duke marrë drejtimin e skuadrës franceze, Bordeaux, shkruan albinfo.ch.
Ylli shqiptar, Granit Xhaka, iu ka drejtuar me një mesazh mjaft emocionues.
“Çfarë udhëtimi. Zotëri, dua thjesht të të falënderoj për gjithçka. Ne e shkruam historinë së bashku! Ka qenë një rrugëtim i jashtëzakonshëm. Faleminderit për punën tuaj të zellshme, për përkrahjen dhe për mënyrën sesi e ke shndërruar një ekip kombëtar në një grup vëllezërish. Ne nuk e harrojmë punën tuaj dhe t’i urojmë të gjithë të mirat në Bordeaux”, ka shkruar Xhaka në rrjetet sociale.
Ndërkohë, Petkoviq u shpreh pas largimit: “Kalova shtatë vjet të mrekullueshme te Zvicra, të cilat nuk do t’i harroj kurrë. Gjithashtu do të doja të falënderoja të gjithë ata që më mbështetën dhe më shoqëruan gjatë kësaj periudhe, duke bërë të mundur sukseset që kemi arritur”, theksoi tashmë trajneri i Bordeaux.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme