Lajme
Libri i Buxhovit “Kosova”, në anglisht, në bibliotekat universitare të Austrisë
Aktiviteti për shpërndarjen e librit u iniciua nga Dr. Agron Millaku, bashkëpunëtor shkencor në Austri dhe u përkrah nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri më seli në Wien, e cila drejtohet nga zonja Kaltrina Durmishi
Diaspora kosovare që jeton dhe vepron në Republikën e Austrisë këto ditë ka organizuar një veprimtari pshpërndarjen e librit “Kosova I, II, III” në anglisht të autorit Jusuf Buxhovi, në të gjitha bibliotekat universitare të Republikës së Austrisë, më qëllim të afirmimit të vlerave historike, gjuhësore dhe kulturore të popullit të Kosovës.
Historia dhe trashëgimia e popullit tonë përmes librit “Kosova” në gjuhën angleze vjen tek lexuesit Evropian një kohë të gjatë që nga vepra e autorit Noel Malcolm “ Kosovo: A Short History”. Ishin të rralla librat që sillnin informacione për popullin, trashëgiminë, kulturën dhe gjuhën e vendit tonë nga antika e lashtë e deri të themelimi i shtetit të Kosovës.
Prandaj shkrimtari, historiani dhe publicisti Buxhovi ka merita të jashtëzakonshme në promovimin e së vërtetës për Kosovën dhe historinë e saj që nga lashtësia deri tek pavarësia, duke iu ofruar lexuesve të vendeve Evropiane informacione dhe fakte të pa mohueshme të cilat i kanë munguar audiencës, hulumtueseve dhe lexuesit austriak. Për të dhënë kontribut në këtë drejtim, këtë muaj u bë dhurimi i disa kompleteve të librit Kosova në anglisht në bibliotekat universitare të qyteteve më të mëdha si: Wien, Innsbruck, Graz dhe Salzburg dhe do të vazhdoj edhe në qytetet të tjera duke shënuar një sukses tjetër të diasporës kosovare në afirmimin e vendit tonë.
Aktiviteti për shpërndarjen e librit u iniciua nga Dr. Agron Millaku, bashkëpunëtor shkencor në Austri dhe u përkrah nga Këshilli Koordinues i Shoqatave Shqiptare në Austri më seli në Wien, e cila drejtohet nga zonja Kaltrina Durmishi. Duhet kujtuar se një organizim të tillë dr.Millaku e kishte bërë edhe më herët në Republikën e Sllovenisë, duke promovuar dhe shpërndarë librin Kosova në biblioteka universitare dhe bibliotekat e qyteteve në Slloveni se bashku më shoqatën Dardania me seli në Lubjanë.
Sipas tij, ofrimi i librit Kosova tek lexuesi austriak, dhe dhurimi e tij në bibliotekat universitare do të ndikoj tek lexuesit për tu informuar më shumë mbi historinë, kulturën dhe gjuhën e popullit tonë, rrugën e tij drejt lirisë dhe sakrificën ndër shekuj. Duhet theksuar se në Austri ka shumë pak libra të përkthyer nga letërsia shqipe dhe informacionet jo rrallë herë mund te gjinden të shtrembëruara, të pasakta ose edhe të cunguara. Shpesh herë ndodh që në librat shkollorë dhe tekste tjera të mos gjendet shteti më i ri i Evropës – Kosova në hartën Evropiane. Kjo qasje duhet ndryshuar nga institucionet e R. së Kosovës përmes adresimit të problemeve tek institucionet Austriake. Dhurimi i librit u prit me shumë kënaqësi dhe interesim nga institucionet dhe bibliotekat, të cilët u ndien të nderuar e të gëzuar për pasurimin e fondit të tyre edhe me disa vëllime të librit Kosova duke na falënderuar edhe në gjuhën shqipe më ato pak fjalë që dinin.
Në shenjë falënderimi për përkrahjen shumëvjeçare në çështjen shqiptare dhe afirmimin e shtetit të Kosovës, libri Kosova në anglisht ne tri vëllime i autorit J. Buxhovi do tu dhurohet edhe disa personaliteteve të shquara austriake nga fusha e albanologjisë, historisë, kulturës dhe artit. Planifikohet që këtë vit të ftohet në Austri edhe vetë autori Buxhovi në mënyre që të thellohen marrëdhëniet shqiptaro-austriake.
foto: Dorëzimi i librit në Bibliotekën Universitare të Salzburgut.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme Qeveria federale po paralajmëron për rrugë të rrëshqitshme në shumë zona. Paralajmërimi është i vlefshëm deri...
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert